Këngëtarja Filloreta Raci, e cila njihet me emrin Fifi për publikun, së fundmi ka treguar kuptimin e këngës së saj më të fundit e cila është pjesë e kompeticionit “Kënga Magjike”.
E titulluar “Jeta jem”, Fifi rrëfen ndjesitë që fshihen pas këtij krijimi.
Ajo është shprehur se i ka shkruar këto rreshta në një periudhë kur ndihej vetëm edhe pse pranë kishte partnerin dhe të voglin e saj Theo Mal.
Jeta jem është një këngë që e kam shkruar në një periudhë ku më është dukur se isha e vetme edhe pse jam me partner, e jam bërë nënë. Me duket se “postpartum” me kapi pak më vone nga se u bëra nënë,” tha këngëtarja në një intervistë.
Në këto vargje Fifi i kërkon partnerit të saj që të jetë bashkëpunues dhe t’i tregoj dashuri dhe respekt. Kjo vjen si një thirrje e Fifit për të gjithë çiftet e dashuruar, të cilët në momente të ndryshme mund të kenë edhe kriza dashurie.