Miriam Cani dhe Alban Skënderaj treguan pak kohë më parë se ndihen shumë të plotësuar dhe se nuk mendojnë për një fëmijë tjetër tani.
Ata janë prindër të një vajze, Amelit, si dhe të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Duam.
Mirëpo, deklarata e fundit e këngëtares i ka bërë lëmsh të gjithë.
Miriami festoi dje 36-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto familjare për të uruar veten, duke treguar se ndihet shumë e plotësuar.
Por, krahas fotos shtoi: “Dhe kur të reflektoj në ditë si kjo e sotmja, mund të them që asnjë sukses tjetër nuk i afrohet dashurisë dhe plotësimit që më dhuroni ju. Alban Skënderaj, si thua, e zgjerojmë edhe pak familjen?”.
Miriam ka munguar prej dy vitesh në tregun muzikor, për shkak se iu përkushtua biznesit familjar.
Megjithatë, Albani tregoi gjatë një interviste të dhënë pak kohë më parë se ai do të punojë personalisht me projektet e saj që do ta rikthejnë në tregun muzikor.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al