3 Mars, 2022

E ‘zyrtarizoi’ Rihanna. Vajzat e njohura sjellin trendin e ri dhe të pazakontë për gratë shtatzëna


Stili i Rihannës gjatë shtatzënisë nuk mund të ishte më i veçantë dhe po komentohet kaq shumë në media kudo në botë.

Këto javë, ajo thjesht i ka magjepsur të gjithë me stilin e saj të pazakontë të shtatzënisë, duke shfaqur barkun e rrumbullakosur në disa raste.

Pamja e saj këto kohë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi nuk është aspak  konvencionale. Rihanna-s i pëlqejnë ndryshimet që po pëson trupi i saj dhe nuk humbet asnjë rast për të nxjerrë në pah barkun e rrumbullakosur.

See the source image

“Më pëlqen. Po e shijoj. Më pëlqen të mos shqetësohem për mbulimin e barkut. Nëse ndihem pak topolake, sido që të jetë! Është një bebe!Vesh disa rroba dhe është sikur kur dukesh mirë, ndihesh mirë. E kam dëgjuar këtë për një kohë shumë të gjatë, por është e vërtetë. Me të vërtetë mund të të çojë nga ai divan dhe të të bëjë të ndihesh në formë”, tha Rihanna në një intervistë kur u pyet për stilin e saj të të veshurit.

Rihanna

 Rihanna

U deshën 3-4 veshje frymëzuese që gra të tjera të famshme shtatzënë, të “kopjonin” idenë e yllit të pop-it. Një prej tyre edhe Shay Mitchell, e cila është në pritje të fëmijës së dytë, është shfaqur së fundmi me një look që të kujton Rihanna-n që në sekondat e para.

Rihanna e nis, të tjerat e ndjekin: Ky stil veshjesh gjatë

Mirëpo, duket se në fakt ky trend ka nisur kohë më parë, ndonëse është Rihanna jo që e bëri “zyrtar”.

Një prej tyre është edhe Cardi B. Ajo njoftoi shtatzëninë e dytë në “BET Awards”, ku u shfaq e veshur me një jupsuit me gurë ekstravagante dhe me pjesën e barkut të mbuluar vetëm nga një tyl i zi i tejdukshëm.

Sigurisht nuk kishte si t’i mungonte listës Kylie Jenner. Jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në disa dalje publike ajo ekspozoi barkun e rrumbullakosur duke veshur rroba të tejdukshme ose crop tope.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Gigi Hadid rreth dy vite më parë kur ishte shtatzënë me vajzën e saj, Khai. Fotot me bluza të shkurtëra ose setet fotografike me fustane të tejdukshme bënë xhiron e rrjetit asokohe.

See the source image

Kurse Kourtney Kardashian na çoi pas në kohë duke na bërë të kujtojmë se në fakt ky stil ka qenë prezent që para shumë vitesh.

Madje edhe vajzat e showbizit shqiptar e kanë përqafuar një trend të tillë. Marina Vjollca është një prej tyre. Kur lajmëroi se është shtatzënë për herë të parë, moderatorja realizoi një set fotografik të ngjashëm me atë të Gigi Hadid duke veshur një fustan ngjyrë ulliri transparent.

E veshur me një set të zi dhe një xhaket ekstravagante, Tuna është po ashtu një ndër të parat personazhe shqiptare që ka përqafuar trendin gjatë shtatzënisë së dytë.

Edhe aktorja e njohur Olta Gixhari është shfaqur në rrjetet sociale me barkun e rrumbullakosur të ekspozuar.

Sara Hoxha është një tjetër emër që është prezentë në këtë list. Madje, Sara është shfaqur top less në klipin e Ledrit  në këngën dedikuar Poem Blu, ku reperi mban dorën në barkun e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al