17 Tetor, 2017

Eardhmja e punës? Profesionistët e lirë!


Sot, freelancer (profesionistët e lirë) përfaqësojnë 35% të forcës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në Europë, 16.1%.

Të dyja këto shifra tregojnë të njëjtën tendencë globale, nga sipërmarrësit krijues tek ata që paguhen si pasojë e detyrës që kryejnë, të punuarit në mënyrë të pavarur është në rritje në nivel botëror.

Puna e një profesionisti të pavarur shikohet çliruese, madje edhe magjepsëse, por në fakt realiteti është shumë kompleks.

Në vendet e OSCE, studimet tregojnë se këta persona punojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve (50% burra dhe 70% gra) – pjesa tjetër është gjithçka nga asistentët online tek arkitektët, dizajerë dhe fotografë.

Një studim i fundit tregon se pjesa më e madhe e profesionistëve të lirë në vendet e OCSE janë “slasher”, që do të thotë se puna e tyre me kontratë plotëson një pozicion tjetër me kohë të pjesshme ose më kohë të plotë.

Këto të ardhura shtesë ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme. Për shembull, ata që shpenzojnë disa orë në muaj duke redaktuar manuale të ndryshme mund të fitojnë disa qindra euro në muaj. Terapistët profesionistë të lirë mund të punojnë dhjetë herë më shumë se sa ata që punojnë me kohë të plotë në këtë sektor në rritje.

Ndoshta “fytyra më tërheqëse” e profesionistëve të lirë është a ashtuquajtura klasa krijuese, një kategori mendjemprehtë, e mirarsimuar njerëzish të specializuar në komunikim, media, dizajn, art e teknologji, si dhe sektorë të tjerë.

Ata janë arkitektë, web designers, bloggers, këshilltarë, puna e të cilëve është të qëndrojnë gjithnjë në krye të tendencave. Personat më avangardë përfundojnë që luajnë rolin e “ndikuesve” socialë.

Siguria në vendin e punës nuk është e garantuar për këta ndihmës online, edhe pse ndoshta punojnë për një kompani të vetme, përfitimet pothuajse me siguri nuk ekzistojnë.

Në mes të klasës krijuese dhe atyre që luftojnë për të fituar të ardhura ka pafund njerëz – janë bloggers të cilët udhëhiqen nga pasioni i tyre për të shkruar por luftojnë për të siguruar një jetë modeste; asistentë online të kënaqur me punën e tyre, të cilët më parë ishin përballur me shijen e hidhur të papunësisë, si dhe studentë që fitojnë ca para më shumë duke punuar për disa orë në javë si grafik dizajner.

Freelancers përbëjnë një popullsi të ndryshme punëtorësh – formimi i tyre, motivimi, ambiciet, nevojat dhe disponueshmëria në punë bëjnë dallimin nga një punëtor tek tjetri, ndaj është e vështirë për komentuesit të përfaqësojnë me saktësi diversitetin e tyre duke mos iu drejtuar karikaturës.

Kërkimi i lirisë … dhe të ardhurave

Freelance është gjithnjë e më shumë një zgjedhje që njerëzit bëjnë për t’i shpëtuar orarit 9:00 – 5:00. Shumë profesionistë të lirë mund të kenë përqafuar këtë model punësimi sepse ai ofron (ose dukej se ofronte) liri – liri për të punuar në çdo kohë, në disa raste, kudo.

Natyrisht ky nuk është fundi i punonjësve me pagesë. Puna me kohë të plotë është ende standarde për punësimin në pjesën më të madhe të vendeve perëndimore si dhe në Rusi.

Megjithatë me rritjen numrit të personave që punojnë nga shtëpia, automatizimit dhe potencialit të palimituar të crowdsourcing, është logjike të mendojmë se gjithnjë e më shumë kompani të fillojnë të funksionojnë, madje edhe të rrisin, aktivitetin e tyre me më pak punonjës.
Kjo jo domosdoshmërisht nënkupton se do të rritet papunësia. Përkundrazi, do të thotë se do të ketë më shumë profesionistë të lirë, të cilët do të formojnë dhe reformojnë projekte të ndryshme në rrjete të qëndrueshme dhe në zhvillim.

Rritja e numrit të profesionistëve të lirë mund të jetë një tregues kyç i së ardhmes së punës, veçanërisht në aspektin e bashkëpunimit. Profesionistët e lirë e kanë lehtësuar bashkëpunimin në projekte. Shumë shpejt ata do të prodhojnë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë me kompanitë, klientët dhe shoqërinë në përgjithësi.

Duke qenë se janë një klasë punonjësish homogjenë, menaxhimi i tyre nuk do të jetë i thjeshtë. Aktualisht nuk ekziston një sistem i vetëm i mbrojtjes sociale që të përkojë me të gjithë profesionistët të lirë, që nga pastruesit e shtëpive, e deri te taksistët, nga arkitektët te redaktorët.

Si mundet që këta individë të grupohen dhe të punojnë bashkë për të promovuar dhe për të mbrojtur interesat e tyre të ndryshme të punës? Me siguri, disa profesionistë të lirë ambiciozë, tashmë janë në këtë moment.

*Anthony Hussenot
Burimi: World Economic Forum/Monitor/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al