9 Mars, 2022

Ed Sheeran merr lejen për të ndërtuar vendin e varrimit brenda kishës në “mini-fshatin” e tij


Ed Sheeran i çuditi jo pak njerëzit para pak javësh pasi zbuloi planet për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke e cila po ngrihet në mjediset e ‘mini-fshatit’ të tij të madh prej 3.7 milionë paundësh në Suffolk të quajtur Sheeranville. Kjo hasi në kundërshtime të shumta nga fqinjët e tij.

E duket se së fundmi artisti ia ka dalë të marrë lejen e tyre. Ndërtuesit në pronën e tij kanë skalitur emrat e tyre në çimento. Danny, John, Paul dhe Garry nënshkruan firmën e tyre në datën 22.02.22.

Kisha është në ndërtim e sipër dhe është e mbuluar me skela, ndërsa së shpejti do t’i bashkohet një zonë varrimi që do realizohet përmes një pllake në dysheme. Planet e fundit nënkuptojnë se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij. Dhoma e varrimit sipas planeve do të ketë përmasa 2.71 metra me 1.8 metra një madhësi dy herë më e madhe së varret e zakonshme.

Sheeran, i cili ka një pasuri neto prej 220 milionë paundësh, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishëz në kopshtin e tij, por në vitin 2019 ai paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij si dhe nga këshilli i famullisë. Ndërtimi sapo ka filluar në ndërtesën e re për meditim dhe lutje, e cila është në veri të shtëpisë kryesore të Sheeran, dhe afër kufirit lindor të pronës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al