4 Maj, 2022

Edhe Bora Zemani mbështeti Beatrix me këtë deklaratë?


Beatrix Ramosaj ka folur hapur për bullizimin, duke fitur mbështetjen e shumë personazhve të njohur. Por duket se edhe Bora Zemani e ka mbështetur në mënyrë të tërthortë.

Prezantuesja e “Për’puthen” ka folur për këtë fenomen, nisur nga historia e Neritanin për bullizimin e tij prej peshës. Duke folur për fenomenin, Bora u shpreh se për njerëzit publik, të drejtën për të bullizuar e ka kushdo. Kështu, ish-partnerja e Donaldit, është e fundit ndër personazhet publik që mbështeti me këtë deklaratë Beatrix.

“Këtu nuk ka të bëjë nëse e merr apo jo diçka për bazë. Por ka të bëjë me komentimin e të tjerëve të cilëve ti u jep diçka nga vetja, tregon vlerat e tua por komentohesh për pamjen fizike. Ne që jemi pjesë e ekranit të drejtën për të na bullizuar mund ta ketë kushdo përtej një telefoni.

Është ok të thuash “Mos i konsidero”, por gjithsesi ato ndikojnë në gjendjen tënde. Janë vërtetë probleme që hasen çdo ditë në shoqërinë tonë edhe duke u trajtuar në programe televizive dhe reality jepen mesazhe për të stopuar komentet e njerëzve në rrjetet sociale dhe jetën e përditshme për të gjithë ata që ndihen në trysni nga këto komente që bëhen nga kushdo që nuk i takon të komentojë.”, tha Bora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al