Kudo që paraqitet ajo merr vëmendjen nga media dhe sigurisht nga gjithë audienca femërore. Dhe kështu ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar, kur Emily Ratajkowski u paraqit në mbrëmjen e tretë të organizuar nga Rihanna, Clara Lionel Foundation Diamond Ball në Manhattan.
Modelja dukej tejet seksi e veshur në të zeza, duke treguar gjoksin e saj shpërthyes që vazhdimisht merr vëmendje.
Por këtë herë ajo që binte po aq sa gjoksi në sy, ishte edhe modeli i ri i flokëve që modelja kishte ndryshuar. Flokë të gjatë deri tek supet dhe një ngjyrë shkëlqyese.
Megjithëse , po ta shihni pak me vëmendje këtë model flokësh, ai nuk ju duket edhe pak si një ‘alla kardashian’…?
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al