Spektakli i humorit ‘Portokalli’ këtë sezon është përballur me një largim të paprecedent të aktorëve, mes tyre edhe personazhe që e kanë nisur karrierën e tyre në këtë spektakël.
Vetëm pak kohë më parë edhe aktori Gazmend Paja bëri të ditur që edhe ai mund të largohet, nëse nuk do t’i jepej hapësirë për një personazh të ri që dëshironte të sillte në skenë.
Dhe mesa duket një gjë e tillë ka ndodhur pasi në serinë e fundjavës që lamë pas, Paja ka munguar në skenë, shkruan Xing. Nuk është ende e qartë nëse mungesa e tij në spektakël është e përkohshme apo përfundimtare, por nisur nga fjalët e thëna përpara fillimit të sezonit, dyshimet janë se aktori i njohur për rolin e Nasit dhe Melaminit mund të jetë larguar njëherë e mirë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al