Jonida Vokshi është sot vajza e ditëlindjes dhe ky është viti i parë që feston si nënë.
Aktorja mbush plot 35 vite jetë dhe urimet për të në rrjete sociale kanë qenë të shumta.
Bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, i ka dedikuar gjysmës së tij fjalët më të bukura në këtë ditë të rëndësishme.
Ai publikoi në Instagramin e tij një foto ku shihet duke i dhuruar një puthje partneres në ballë, teksa krahas saj shkroi:
“Edhe krejt botën me ta jep dhuratë prapë hupi, masi ma ke dhuru Emin. Jom dorëzu. Gjithë je në avantazh! Lutem që kur Emi e feston 35 ke me qenë e bukur njëjtë si sot e kena m’u dasht hala ma shumë se sot! Të dua e urime.”
Jonida dhe Besniku u bënë prindër për herë të parë në muajin qershor të vitit të kaluar dhe vajzën që erdhi në jetë, e pagëzuan me emrin Emi.
Çifti nuk e ka pasur aspak problem të publikojë imazhe të së bijës në rrjete sociale.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al