1 Qershor, 2022

Edhe Kim Kardashian shfaqet me të njëjtën veshje tre herë brenda javës!


Veshjet e saj të bujshme dhe sensacionale nuk dështojnë kurrë të dominojnë titujt e mediave në mbarë globin.

Dhe Kim Kardashian po dëshmon se ripërdorimi i veshjeve nuk është diçka për turp apo jashtë mode pasi ajo ka dalë me të njëjtën veshje tre herë në pesë ditë. 41 vjeçarja ndodhet në Londër me të dashurin Pete Davidson dhe për të bërë shopping në Mayfair të martën, ajo veshi një bluzë ngjyrë krem Balenciaga që kushton 895 £ dhe streçe Pantaleggings 2,300 £.

Një mbrëmje më parë, Kim, një ambasadore e shtëpisë luksoze të modës, veshi të njëjtën veshje por ngjyrë të zezë ndërsa ajo dhe ylli i ‘Saturday Night Live’ dolën për darkë.

Pothuajse një javë më parë, themeluesja e SKIMs u pa duke vizituar muzeun e ‘Ripley’s Believe It Or Not’ në Hollywood  me vajzën e saj North. Megjithëse vizita u zhvillua të enjten, muzeu publikoi fotot e tyre vetëm të martën. Kim dukej sensacionale në versionin rozë të Balenciaga-s me dy pjesë teksa pozoi për foto.

Në mars, Kim, e cila mori pjesë në fushatën e fundit pranverore të Balenciaga-s, mori gjithë vëmendjen me veshjen e saj për shfaqjen ‘Balenciaga Winter 2022’ gjatë ‘Javës së Modës në Paris’. Ajo ndau video ku shiheshin katër asistentë duke e mbështjellë trupin e saj nga qafa te këmbët me shirit të verdhë. “Po bëhemi gati për spektaklin @balenciaga”, shkroi Kim.

Kim dhe Pete udhëtuan drejt ‘Mbretërisë së Bashkuar’ në fillim të kësaj jave përpara festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës. Dhe çifti dukej se ishte më i dashuruar si kurrë më parë, pasi ata shkuan për të blerë bizhuteri në Mayfair të Londrës të martën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al