19 Shtator, 2017

Edhe princeshë Elia me pushime, ja ku po qëndrojnë ajo dhe princi


 

Edhe pse vera ka mbaruar zyrtarisht dhe vjeshta ka ditë që ka ardhur , duket se vipat edhe personazhet e showbizit ende nuk u kanë thënë ‘mirupafshim’ pushimeve të tyre.

Këtë herë është princeshë Elia Zaharia Zogu , e cila me një foto të publikuar së fundmi në Intagram na njeh me një pamje të mrekullueshme të perëndimit të diellit në Portugali. Elia duket se është duke kaluar një kohë të këndshme dhe si gjithmonë në stilin dhe veshjen e saj shfaqet gjithmonë mjaft e hijshme dhe në formë të mirë fizike.

 

Mesa duket Elia në këtë udhëtim është e shoqëruar nga princi Leka. Deri më sot ata nuk i kemi parë asnjëherë të ndarë, por kudo së bashku.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al