27 Maj, 2021

Edhe pse Alban Skënderaj i tha “jo”, Miriam Cani ndryshoi look


Ditën e djeshme, Miriam Cani pyeti ndjekësit e saj në Instagram nëse duhet t’i priste flokët e gjatë apo jo.

miriam cani (2)

Ajo publikoi një foto, në të cilën tregonte flokët biondë të gjatë, krahas së cilës shkroi: “Dilema, duhet t’i pres apo jo?”.

miriam cani (4)

Pavarësisht dëshirës së bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj, për të mos i shkurtuar flokët, Miriami ka treguar me anë të një fotoje tjetër se ka bërë të kundërtën.

miriam cani (3)

Këngëtarja shihet me flokë të gjatë deri tek supet, teksa pozon para kamerës e veshur me një fustan të ngushtë që i tregon linjat trupore.

miriam cani (6)

Dhe si përfundim i preva. As shumë të shkurtra e as shumë të gjata. Faleminderit për komentet dhe opinionet që më dhatë”, shkroi artistja krahas imazhit.

alban skenderaj miriam cani (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al