1 Janar, 2021

Edhe pse larg, Eros Grezda dhe Oriola Marashi i bënë njëri-tjetrit këto dedikime romantike me fotot e papublikuara më parë


Oriola Mrashi dhe Eros Grezda e festuan natën e ndërrimit të viteve larg njëri-tjetrit, pasi kanë qenë me familjet e tyre.

eros grezda oriola marashi (1)

Por, çifti nuk i kursyen disa dedikime shumë të ëmbla për njëri-tjetrin.

Duke publikuar në rrjete sociale një foto që nuk e kishim parë më parë, futbollisti dhe modelja thurën fjalët më të bukura të mundshme.

eros grezda oriola marashi (4)

Eros ndau i pari një foto krah Oriolës ku shihen të dy të veshur mjaft elegant, duke shkruar:

eros grezda oriola marashi (2)

2020 nuk ishte fare e bukur, por ti ma bëre speciale. Të dua!

Nga ana tjetër, Oriola ka ndarë një foto ku shihen të dy në avion, duke parë një film e të kapur përdore.

eros grezda oriola marashi (3)

Gëzuar Vitin e ri Eros Grezda! Lutjet e mia janë gjithnjë për ty! Të dua!” -shkroi modelja krah fotos.

oriola marashi (4)

Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze.

oriola marashi (3)

Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit.

oriola marashi (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al