Prej kohësh është përolur në mediat rozë se moderatorja Bieta Sulo është shtatzënë për herë të dytë.
Kjo e fundit ka sqaruar një herë e mirë të gjitha zërat, në puntatën e fundit të emisionit të saj “Ftesë në 5.”
Bieta prezantonte të ftuarën e saj Inida Kreuz (Zhaku), e cila është në pritje të ëmbël, kur ajo tha moderatores se ka marrë një nur shtatzënie, duke e ngacmuar të rrëfejë diçka më shumë.
“Faleminderit, por nuk jam se kam parë së fundmi që më kanë bërë shtatzënë dhe me vajzë. Më marrin edhe të afërmit në telefon dhe më thonë “pse s’më thua”– tha Bieta Sulo, duke sqaruar gjithçka.
Megjithatë, Bieta e ka shprehur disa herë dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë.
“U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta viti tjetër nuk dihet se çfarë sjell”, ka shprehur ajo kohë më parë.
Aktualisht, ajo është nënë e një djali, i cili quhet Kroi Art. Bieta Sulo është prej vitesh e martuar me moderatorin Alban Dudushi.
Duke treguar për fillimet e lidhjes së ty, Bieta tha pak kohë më parë:
“Albani është natyrë romantike, s’kishte si të ishte ndryshe. Një djalë që ka studiuar për dramë, një djalë shumë i lexuar, shumë i kultivuar në shijet e tij. Pjesën e propozimit e kam thënë. Ka qenë shumë i ëmbël, nuk është se ka qenë tradicional. Po ka qenë vetëm me një afrim tek veshi dhe ‘më merr shumë malli për ty’ thotë.
Dhe ty në ato momente ta jep zemra ‘bam’. Por puthja nuk ndodhi aty”, rrëfeu Bieta. Më pas ata zbuluan edhe marrëdhënien shpesh problematike që kanë pasur në punë. “Shpesh më bërtiste mua, që të merrnin vesh edhe të tjerët”, u shpreh moderatorja.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al