25 Shtator, 2017

Edhe Vesa Luma dhe Big Basta do të largohen nga Shqipëria…?


Vesa Luma dhe Big Basta janë çifti i këngëtarëve që prej kohësh kanë jetuar mes Tiranës dhe Prishtinës, duke qenë se Vesa është nga Kosova e Big Basta nga Tirana.

Disa herë kanë bërë bashkëpunime mes tyre të cilët janë pritur mirë nga publiku.

Pas martesës së tyre dhe lindjes së fëmijës ata jetojnë në Tiranë, por një postim i Vesës në faqen e saj Instagram ka habitur të gjithë ndjekësit. Mesa duket çifti po përgatitet për t’u zhvendosur diku jashtë pwr një fillim të ri.

Vesa ka postuar një foto ku shfaqet një tufë pinguinësh, por ajo që tregon shumë janë fjalët që Vesa shkruan sipër fotos.

“Edhe 2 muaj përpara se të ikim. Aventura të reja. Nga fillimi”, shkruan Vesa.

Nëse hamendësimi për largimin është i vërtetë atëherë Vesa dhe Big Basta do t’i bashkohen kastit të artistëve që karrierën dhe jetën e tyre kanë vendosur ta bëjnë jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë këtu se i fundit ishte Vedat Ademi dhe Elvana Gjata.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al