6 Tetor, 2017

Edi Manushi flet për largimin e Marinës nga ‘Procesi sportiv’: Më mungon


Publiku i emisionit ‘Procesi sportiv’ me siguri e ndjen mungesën e moderatores Marina Vjollca, e cila u largua nga ‘Top Channel’ për të nisur një emision të ri në televizionin ‘Klan’.

Mirëpo më shumë se kujtdo, Marina duket se i mungon Edi Manushit, kolegut të saj në emisionin e sportit.

Kujtojmë këtu se edhe para disa javësh Marina na tregoi gjatë një interviste televizive se ditën që kishte nisur sezoni i ri i ‘Procesi sportiv’ Manushi e kishte telefonuar dhe i kishte se nuk i besohej që nuk do vinte më në emision. Ndërkohë po gjatë asaj interviste, ajo u shpreh se e ndjen mungesën e emisionit sepse ishte mësuar me të e me rutinën e tij dhe se me Edin bashkëndante miqësi të vërtetë.

Manushi ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’  nëse e ka ndjerë mungesën e Marinës, është përgjigjur: ‘Me thënë të drejtën më mungon. Janë 10 vite bashkëpunim. Shkoj tani në zyrë dhe ajo nuk është aty. Marina ka bërë edhe emisione të tjera, por pjesën më të madhe të karrierës televizive e ka pasur tek ‘Procesi Sportiv’.’-u shpreh moderatori i njohur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al