Instagram është renditur si dëmtuesi më i madh i shëndetit mendor të të rinjve, sugjeron një raport të ri.
Shoqëria Mbretërore për Shëndetin Publik dhe organizata bamirëse Lëvizja për Shëndetin e të Rinjve kreu një studim në muajt e parë të vitit 2017 me rreth 1,500 të rinj (të moshave mes 14 dhe 24 vjeç) në Britani mbi përdorimin e rrjeteve të tyre sociale.
Ata u pyetën për të shënuar se si secili rrjet social ndikoi në një listë prej 14 çështjeve shëndetësore dhe të mirëqenies, duke përfshirë ankthin, depresionin, vetminë, gjumin dhe ngacmimin.
Bazuar në vlerësimet, Instagram u rendit si rrjeti social me efektin më negativ në shëndetin mendor të të rinjve.
Platforma për fotografi u gjet se ka pikëpamje të dëmshme rreth imazhit të trupit dhe një efekt të dëmshëm në gjumë.
Snapchat doli platforma e dytë më pak pozitive, kurse Facebook ishte në mes, me faktorët që përfshinin efekt të dëmshëm në gjumë dhe një prezencë të lartë të ngacmimit (bullizmit).
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al