U përfol se fundmi se miqësia mes Mikela Pupës dhe Efi Dhedhes është prishur. Dyshimet lindën në momentin që vajzat hoqën fotot me njëra-tjetrën nga profilet e tyre si edhe nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.
Mirëpo ditën e sotme Efi e ka bërë lëmsh rrjetin më një video që ka postuar në InstaStory, ajo shfaq partnerin e Mikelës duke punuar në studion e saj të tatuazheve.
Prej kohësh ai ka qenë bashkëpunëtor i Efit por pas prishjes së miqësisë së vajzave prisnim që artisti i tatuazheve ta kishte “braktisur” punën.
Thashethemet thonë se kjo mund të jetë vetëm një lojë e ish-banoreve të BBV2 por kjo mbetet për tu zbuluar.
Efi dhe Mikela u bënë të njohura për publikun në emisionin ‘Përputhen’ nga ku vajzat krijuan miqesi të ngushtë së bashku teksa e quanin njëra tjetrën motër. Nisën përsëri rrugëtimin bashkë në “Big Brother Vip Albania”, aty ku filluan hatërmbetjet pasi Efi zgjodhi të vazhdonte lojën pa Mikelën.
Megjithatë, pas daljes ato sërish dëshmuan se kanë miqësi.
Kujtojmë se Mikela është në muajt e fundit të shtatzanisë si dhe po vijon punën si gazetare te “Piranjat”.
Ndërsa Efi ka studion e tatuazheve dhe së shpejti do moderojë rubrikën për tatuazhet në “E diell”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al