Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Efi Dhedhes, ka ngritur sot dyshime se do jetë pjesë e “Too hot to handle”.
Efi ka postuar një foto nga jugu i Shqipërisë duke e shoqëruar me përshkrimin “Too hot to handle” duke ngritur dyshime se ajo do të jetë pjesë e këtij programi të ri televiziv.
Para pak ditësh ‘News31’ raportoi se autorja e programit “Përputhen” Olsa Muhameti është frymëzuar nga Maria De Filippi për të sjellë një tjetër program ku në qendër do të vendosen të rinjtë dhe sfidat e dashurisë mes tyre.
Bëhet fjalë për një format të ngjashëm me emisionin ‘Për’puthen’ do të vijë së shpejti në Shqipëri në ekranin e ‘Top Channel’. Ky emsion quhet “Too hot to handle” dhe do të startojë së shpejti.
Emisioni do të bëjë bashkë beqarët të cilët do të qëndrojnë së bashku për 4 javë duke bërë sfida nga më të ndryshmet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al