Ish-banorja e Big Brother, Efi Dhedhes ka folur në një intervistë teksa u ka dhënë fund thashethemeve se mund të ishte në një njohje me aktorin e humorit Bes Kallakun.
E pyetur nga moderatorja se cili ka qenë një lajm i cili e ka lënë gojëhapur Efi është shprehur: “Lajmi që ka më ka habitur është një lajm për Bes Kallakun, kishte dal një lajm që unë isha në njohje, më lidhën me Besin. Kjo ishte gjëja më ekstreme. Unë nuk e njoh personalisht.”
E ftuar në “Pardon My French” moderatorja u pyet edhe për gjendjen e saj sentimentale nga ky bëri deklaratën se nuk do të flas më kurrë për jetën e saj private.
Moderatorja:Ke thënë që je single por a vazhdon të jesh?
Efi Dhedhes: Unë sot deklaroj dhe them për herë të fundit që unë kurrë më nuk do flas për jetën time personale, dhe ju kurrë nuk mund ta dini a jam, a s’jam, a isha, a u ndava.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al