10 Maj, 2022

Efi sqaron një herë e mirë raportin me Atdheun dhe bën deklaratën e papritur për Samiun: E kam shumë…


Ish-konkurrentja e Për’puthen, Efi Dhedhes ka folur për herë të parë pas daljes nga programi, duke sqaruar raportin me dy ish-konkurrentët e tjerë, Sami Berishën dhe Atdhe Xharravinën.

Në një intervistë të dhënë, ish-konkurrentja shprehu se nuk i vjen keq që doli vetëm nga programi, pasi nuk e ka gjetur veten me asnjë nga djemtë aty.

“Nuk më vjen keq sepse nuk e gjeta veten diku, fatkqësisht ose fatmirësisht nuk e di si ta quaj, dola vetëm.”– tha Efi në “Shqipëria Live.”

Pas daljes nga Për’puthen, Efi u pa shumë e afërt me Samiun. Ajo ka sqaruar se raporti me ish-konkurrentin është miqësor, duke mos përjashtuar mundësinë që të kenë diçka më shumë, pasi sipas saj “jetës nuk i dihet.”

“Jemi shumë miq të mirë, e kam shumë xhan e kam thënë dhe e dija që miqësia jonë do të vazhdonte edhe jashtë. Për momentin nuk e shoh për diçka më shumë, jetës nuk i dihet por jemi vetëm miq. Me Mevlanin nuk kam komunikim, jam pak e mërzitur me disa situata aty brenda.”- tha ajo.

Sa i përket takimit të saj me Atdheun dhe deklaratën e bërë pak kohë më parë, Efi sqaroi përsëri se momenti kur janë shkrepur fotot ishte një takim rastësor mes tyre, dhe shtoi se nuk dëshiron të ketë një komunikim apo diçka më shumë me të.

“Unë me Atdheun njihemi, thjesht njihemi. Rastësisht në këtë foto është hera e parë që e takoj Atdheun që ndodhi ky keqkuptimi, Thjesht përshëndetemi sa herë shihemi, Nuk e kam njohur dhe kaq, nuk do të doja ta njihja më shumë. Nuk është se dua ta njoh.”- tha Efi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al