10 Shtator, 2024

Egla Ceno dhe Julian Deda janë takuar në fshehtësi? Çfarë po ndodh mes dy ish-finalistëve të Big Brother


Edhe pse u bën 3 muaj nga përfundimi i Big Brother Vip3, ish-banorët e atij edicioni vazhdojnë të jenë në qendër të vemendjës për publikun. Së fundmi është bërë e ditur se dy finalistët e “reality show-t” janë takuar në fshehtësi, pa i publikuar këto momente në rrjetet sociale.

Bëhët fjalë për Julian Dedën dhe Egla Cenon, për të cilët u fol se do të jenë drejtues të emisionit “Fiks Fare” por që në fakt nuk ndodhi. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Blendi Salaj gjatë një interviste për “Wake Up”.

Ky takim i pa zbuluar deri më tani ka ngjallur shumë kureshtje për atë që ka ndodhur mes dy ish-banorëve. Sipas Salajt, takimi ka ndodhur pa praninë e kamerave dhe, çuditërisht, nuk është bërë asnjë foto publike që të dokumentojë këtë moment, gjë që ka habitur fansat e tyre, të cilët ndjekin çdo lëvizje të ish-banorëve.

Ky fakt ka ndezur spekulimet rreth bisedës mes dy finalistëve, duke qenë se dy aktorët, edhe pas BBV kanë hedhur kunja të vazhdueshme për njëri-tjetrin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al