31 Maj, 2024

Egla Ceno i “rrëmbeu” çmimin e madh, Julian Deda rrëfen gabimin që e pengoi të fitonte “BBV”: Jam i mërzitur, por…


Aktori Julian Deda, i cili doli i dyti në garën për çmimin e madh të Big Brother Vip, ka treguar më shumë detaje rreth lojës së tij brenda në shtëpi.

 

 

 

Edhe pse ishte një lojtar i fortë, ai nuk mundi të marrë dot trofeun në një përballje ‘kokë më kokë’ me Egla Cenon.

I ftuar në “Ftesë në 5”, ku u pyet se si ndihet për faktin që doli i dyti në garë, Juli u shpreh se është i mërzitur, por jo i zhgënjyer.

“Kur shkon në atë pikë je gjysmë hap larg fitores. Jam i mërzitur, por jo i zhgënjyer. Do doja ta fitoja, por kam dalë në rrugë, kam përshëndetur njerëz, më kanë folur.

Nuk më ka munguar ky raport me publikun, por më kanë njohur në gjithë ngjyrat e mija, edhe kur nuk bëj humor. Nuk fitova 100 mijë euro, por fitova dashurinë e njerëzve”, u shpreh Juli.

Teksa është pyetur nëse ai ka bërë një gabim gjatë qëndrimit të tij në shtëpi që mund ta ketë penalizuar në lojën e tij ai u shpreh: “Ndoshta që nuk e kam filluar lojën që ditën 2!”

Artisti komentoi edhe videon e djalit të tij, i cili gjatë surprizës në shtëpinë e BBV, i dha një porosi.

“Fjalia që më tha nuk më vuri në mendime, nuk kam dashur asnjë sinjal nga jashtë. Më kanë ardhur katër helikopterë nga jashtë, nuk i doja. Kisha idenë se do më ngatërronin, më shumë se më ndihmonin.

Ajo që më tha çuni ishte sinjal nga jashtë, nuk e kam konsideruar këtë lojë që duhet të flasësh pa pushim, të bësh zhurmuesin. Romeo e bënte shumë shpesh këtë që nuk të linte të flisje, edhe unë e kam bërë”, tha Juli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al