14 Maj, 2024

“Egla m’u shpif! Nuk po e përballoja bashkëjetesën me një krijesë të tillë!”- Roza Lati flet pas largimit nga “BBV3”: Meritoni dhe Françeska kanë…


Ish-banorja e ‘Big Brother VIP’, Roza Lati, e cila u eliminua pak ditë më parë nga gara, ka komentuar këtë rrugëtim të saj dhe planet që ka.

 

Moderatorja u shpreh se kishte zgjedhur të bënte një Big Brother modern, real dhe që njerëzit ta njihnin më mirë.

“Unë zgjodha të bëja Big Brother modern, real, si nëpër botë që kushdo person publik shkon për t’u njohur më mirë në jetën jashtë kamerave. Doja të më njihnin këtë Rozën jashtë kamerave. Ndjehem më mirë sepse mesa po shikoj në internet njerëzit më kanë përqafuar, komente dhe deklarata që më kanë përfaquar kështu si jam…”, tha ajo.

Ndër të tjera, Roza ka komentuar dhe raportet me banorët e tjerë në BBV gjatë qëndrimit aty. E ndalur fillimisht te Egla, Roza u shpreh “m’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën në të njëjtën shtëpi me një krijesë të tillë”.

“M’u shpif Egla, nuk po e përballoja bashkëjetesën në të njëjtën shtëpi me një krijesë të tillë. Jam tërhequr nga debatet e Meritonit dhe Françeskes. Kanë të njëjtin stil debatesh. Kur janë në luftë dhe të sulen duan të mbijetojnë në shtëpi, shtrembëronin situatën që të të nxirrnin keq. Mua më pëlqen të flas me fakte konkrete”, tha Roza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al