Vetëm pak javë më parë raportuam për lidhjen serioze të Einxhel dhe Dagz. Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë dashurinë jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë në rrjetet sociale, ku shijojnë së bashku famën dhe jetën e natës. Teksa Dagz është i ftuar në koncerte të ndryshme, Einxhel shfaqet në publik si fansja e tij më e zjarrtë.
Ndërkaq, edhe udhëtimet mes Tiranës dhe Prishtinës janë shpeshtuar, duke na zbuluar se tashmë kjo dyshe është konsoliduar. Madje aq e fortë është dashuria mes të dyve, sa dy të rinjtë duken gati edhe për të nisur bashkëjetesën. Nuk do të jetë edhe shumë e largët dita kur udhëtimet Prishtinë-Tiranë do të rrallohen, pasi Einxhel dhe Dagz do të nisin jetesën në Tiranë.
Për të qenë më pranë partneres së tij, por edhe më pranë angazhimeve të tij të jetës së natës në kryeqytetin tonë, çifti duket se ka menduar të ndërmarrë hapin e radhës. Ndonëse marrëdhënia e tyre ende nuk ka kaluar në filtrin familjar, çifti është shndërruar në një ndër dyshet më të dashura për publikun. Por teksa çifti pret të bëhet gati gjithçka për shtëpinë e tyre, dy të rinjtë zgjedhin të qëndrojnë në hotel.
Ndonëse kanë takuar disa nga familjarët e tyre, Dagz ende nuk ka hyrë në shtëpinë e Einxhel. Nisur nga ky fakt, kur Dj është në Tiranë, ai dhe partnerja e tij zgjedhin të qëndrojnë në hotel. Kujtojmë se babai i moderatores gjatë spektaklit u shpreh se nuk ishte takuar me Dagz, ndonëse kishte besim te zgjedhja e së bijës. E siç e kemi ndjekur nga rrjetet sociale, ai është takuar me vëllain e së dashurës së tij, por jo me nënën dhe babain e saj.
Njëjtë duket situata në Prishtinë, ku Einxhel është takuar vetëm me motrën e Dagz. “Kam qenë në Kosovë dhe do të ik sot prapë. Mezi pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam takuar vetëm motrën, për shkak të pamundësisë së kohës. Mezi pres t’i takoj se, përpos mbështetjes, dhe për fjalët e mira që kam dëgjuar”, shprehej gazetarja disa javë më parë.
Ndër të tjera, tregoi se 8 marsin e kaloi në Tiranë, pranë nënës së saj, por nuk harroi motrën dhe nënën e partnerit. “Në pamundësi që të isha atje, vendosa që t’i çoja në mënyrë simbolike Aurorës dhe të ëmës diçka për 8 mars dhe një urim. Një gjë e vogël, jo vetëm për djalin që ka rritur”, tha ajo. Por nëse me mamanë e Dagz ende nuk është takuar, duket se me motrën e tij akulli është thyer.
Einxhel dhe Aurora folën publikisht për marrëdhënien e tyre në “Wake Up”, duke treguar se janë shumë të afërta, pasi janë të ngjashme në karakter. Aurora tha se ngjan shumë me të, ndaj e dinte se ishte e vështirë që të shprehte ndjenjat për Dagzin. Ndërsa Einxhel e falënderoi publikisht për mbështetjen që i ka dhënë, ndonëse nuk kanë munguar rastet kur ka mërzitur DJ Dagz.
“Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë diçka tek Einxhel, ashtu siç ka parë edhe Arbri. Prej fillimit e kam ditur se do të ketë diçka. Duke pasur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe, ashtu siç e interpretoj unë, është e vërteta. Einxhel, shumë faleminderit që ka dalë ashtu, se sa herë më thoshin shumë romantike”, u shpreh motra e DJ.
Që atëherë dy “kunatat” janë bërë mikesha të ngushta, duke shkëmbyer edhe dhurata me njëra-tjetrën. Por kjo marrëdhënie deri në këto momente është deri këtu, duke lënë takimet me familjet për një moment të dytë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al