‘Big Brother Vip’ duket se po i vjen fundi pasi ditën e premte, datë 18 Shkurt, do të jetë finalja e madhe.
Ju kujtojmë emrat e katër finalistëve të mbetur, Einxhel, Donaldi, Beniada dhe Iliri në garë për të fituar çmimin e madh prej 115 mijë eurosh.
Meqënëse janë ditët e fundit në shtëpi, duket se situata mes banorëve tashmë është më e qetë dhe madje kanë filluar të tregohen tepër miqësorë me njëri tjetrin.
Gjatë ditës së sotme, Donaldi dhe Einxhel kanë qenë në oborr duke biseduar me njëri-tjetrin dhe moderatorja është treguar shumë e hapur sa i përket babait të saj.
Ajo shprehet se nuk do ta shikojë më atë në gjendje të rënduar dhe do që ai të merret vetëm me pikturën.
Einxhel: Nuk dua ta shikoj më në atë gjendje të rënduar për hir të punës ose lekëve. Dua që ai të bëjë pikturën atë që i vjen. Babi po shkon afër 60-ës kështu që unë nuk dua. Dua që ai të pikturojë për qejfin e vet. I pëlqen shumë Korça. Vjet edhe parvjet ka marrë një tip studioje, si apartament të vogël në Korçë edhe shkonte që të pikturonte.
Ju rikujtojmë se debbati mes Donaldit dhe Einxhel ka qenë një ndër debatet më të forta, ku kjo e fundit e ka akuzuar aktorin se nuk e ka paguar për 4 muaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al