12 Mars, 2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, gati bashkëjetesën në Tiranë/ Si do ta përkthejë çifti në sukses historinë e tyre të dashurisë


Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po shijojnë dashurinë jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Çifti shfaqet më i dashuruar se kurrë në rrjetet sociale, ku shijojnë së bashku famën dhe jetën e natës.

Teksa Dagz është i ftuar në koncerte të ndryshme, Einxhel shfaqet në publik si fansja e tij më e zjarrtë. Ndërkaq, edhe udhëtimet mes Tiranës dhe Prishtinës janë shpeshtuar, duke na zbuluar se tashmë kjo dyshe është konsoliduar. Madje aq e fortë është dashuria mes të dyve, sa dy të rinjtë duken gati edhe për të nisur bashkëjetesën.

Nuk do të jetë edhe shumë e largët dita kur udhëtimet Prishtinë-Tiranë do të rrallohen, pasi Einxhel dhe Dagz do të nisin jetesën në Tiranë. Për të qenë më pranë partneres së tij, por edhe më pranë angazhimeve të tij të jetës së natës në kryeqytetin tonë, çifti duket se ka menduar të ndërmarrë hapin e radhës. Ndonëse marrëdhënia e tyre ende nuk ka kaluar në filtrin familjar, çifti është shndërruar në një ndër dyshet më të dashura për publikun.

Einxhel Shkira ishte e ftuar në “Shqipëria Live” ditën e djeshme, ku foli për ditët jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”, marrëdhënien me DJ Dagz dhe familjen e tij. “Kam qenë në Kosovë dhe do iki sot prapë. Mezi pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij. Kam takuar vetëm motrën, për shkak të pamundësisë së kohës. Mezi pres t’i takoj se, përpos mbështetjes, dhe për fjalët e mira që kam dëgjuar”, u shpreh gazetarja.

Ndër të tjera, tregoi se 8 marsin e kaloi në Tiranë pranë nënës së saj, por nuk harroi motrën dhe nënën e partnerit. “Në pamundësi që të isha atje, vendosa që t’i çoja në mënyrë simbolike Aurorës dhe të ëmës diçka për 8 mars dhe një urim. Një gjë e vogël, jo vetëm për djalin që ka rritur”, tha ajo. Por nëse me mamanë e Dagz ende nuk është takuar, duket se me motrën e tij akulli është thyer. Einxhel dhe Aurora folën publikisht për marrëdhënien e tyre në “Wake Up”, duke treguar se janë shumë të afërta, pasi janë të ngjashme në karakter. Aurora tha se ngjan shumë me të, ndaj e dinte se ishte e vështirë që të shprehte ndjenjat për Dagzin.

Ndërsa Einxhel e falënderoi publikisht për mbështetjen që i ka dhënë, ndonëse nuk kanë munguar rastet kur ka mërzitur DJ Dagz. “Unë jam person i cili lexon shumë informata dhe kam qenë gjithmonë pro dhe kam parë diçka tek Einxhel, ashtu siç ka parë dhe Arbri. Prej fillimit e kam ditur se do të ketë diçka. Duke pasur parasysh se çfarë karakteri ka dhe sa e fortë është, edhe të tregojmë ndjenja para të gjithë shqiptarisë, kështu që nëse e ka lëshuar murin që kishte para vetes, unë si femër që ngjasoj shumë me Einxhelin, e kam parë këtë mesazh dhe, ashtu siç e interpretoj unë, është e vërteta. Einxhel, shumë faleminderit që ka dalë ashtu se sa herë më thoshin shumë romantike”, u shpreh motra e DJ.

“Unë nuk e kam ditur që kishte filluar suportin ndaj meje shumë më përpara se unë të kërkoja një lidhje me Dagzin. E falënderoj për çdo fjalë që ka thënë, por edhe që në asnjë moment nuk ka bërë atë motrën që 19 Si do ta përkthejë çifti në sukses historinë e tyre të dashurisë OK ma mërziti vëllain, nuk është gjë. Ka ditur të lexojë si një vajzë dhe të kuptojë arsyen e stepjes sime, si dhe ka vlerësuar forcën time”, iu përgjigj moderatorja motrës së partnerit të tij.

Ndërkohë, e ngacmuar nga prezantuesi, Isli, Aurora u shpreh se tashmë kanë gati edhe llokumet, duke lënë të kuptohet se dyshja është pranë fejesës. Ish-finalistja e “Big Brother” ka folur në media lidhur me raportin që po jeton me Arbrin, duke rikujtuar edhe njëherë se në fillim ishte kundra idesë së krijimit të një lidhjeje në sytë të publikut.

“Ndonjëherë mendoj që është shumë gjë e mirë që ne të dy jemi njohur aty brenda, sepse jashtë do të ishte më e vështirë me këtë tipin tim”, tha ajo. Kujtojmë se lidhja e dyshes nuk nisi menjëherë, teksa dukej se ishte Einxhel ajo që në fillim nuk dëshironte të krijonte lidhje brenda shtëpisë së “BBV”.

Lidhur me këtë, ajo tha: “Personi që do të penalizohej më shumë nga kjo lidhje, ishte DAGZ dhe kjo ndodhi. Shtëpia nuk e kishte nominuar kurrë deri kur u lidh me mua… Banorët mendojnë që kur këta janë bashkë, e bëjnë lojën dyshe”, tha ajo. Edhe brenda shtëpisë, Einxhel ka qenë shpesh në mëdyshje për këtë raport.

Ajo ka pasur herë pas here kontradikta me veten, pasi shpesh, duke biseduar me shoqen e saj, Beniadën, i ka shfaqur pendim për puthjen e parë që pati me Dj Dagz. Në fakt, ky nuk ka qenë i vetmi veprim i saj që tregon se akoma nuk ishte gati të ketë një lidhje brenda shtëpisë. Gjatë një bisede me Monikën, ajo pranoi ndjenjat për Dagz, por edhe radhiti arsyet pse nuk donte të niste një lidhje në lojë.

“Po, është e vërtetë që Dagz-i më bën të ndjehem shumë mirë, kaloj shumë mirë me Dagz-in, por unë nuk kam dashur që kjo gjë të ndodhë. Mendoja se e kisha në dorë”. Por që nga momenti i pendimit, deri te ditët e dashurisë dhe pasionit, shumë gjëra kanë ndryshuar, duke e shndërruar çiftin në një dyshe të suksesshme, por edhe të dashuruar, që bashkë me jetesën në Tiranë, do të nisin edhe projekte të reja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al