29 Prill, 2022

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz shijojnë pushimet e para bashkë. Ja destinacioni që kanë zgjedhur


Teksa pjesa më e madhe e ish-banorëve të “Big Brother VIP” janë fokusuar te puna me koncerte, emisione, reklama etj. Einxhel dhe Dagz duken më të relaksuar dhe po shijojnë kohë bashkë. Sigurisht Dagz vijon angazhimet e tij si Dj (për Einxhel ende nuk ka informacione) por duket se fokusi kryesor i çiftit është raporti i tyre.

Aq kryesor sa dy muaj pas daljes nga formati kanë nisur pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

Pak ditë më parë ata u vendosën në qendër të vëmendjes pasi Einxhel publikoi në Instastory foton e një unaze që Dagz emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja i ka dhuruar.

“Në çdo rrahje të zemrës sime”- shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik. Ndonëse pati aludime se ata mund të jenë fejuar në fshehtësi, nga çifti nuk ka ende asnjë reagim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al