Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër të një djali disa muaj më parë, ku që tani po i mësojnë dashurinë e madhe që duhet të ketë për atdheun e tij.
Madje dhe emri i vogëlushit të tyre ka kuptimin e trevave shqiptare: “Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”.
Dhe sot, ditën e Pavarësisë së Kosovës, moderatorja ka uruar djalin e saj nëpërmjet një postimi në InstaStory.
Teksa ka publikuar nje foto të vogëlushit të saj, krahas shkroi: Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave, identitetin tënd”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al