Einxhel Shkira ka treguar në “Big Brother VIP”se ka ëndërruar gjithmonë të hapë një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe ty jenë të pavarura. Moderatorja është shprehur se nëse do ta fitonte çmimin e madh ajo do të realizonte qëllimin që e ka pasur në plan për një kohë shumë të gjatë.Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar Einxhelin duke i dhënë mundësinë që nëpërmjet një emisioni televiziv “Talk Show Reality” të moderuar nga ajo, ku do të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për tu arsimuar dhe për të promovuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për transformimin e realitetit ku jetojnë studiojnë apo ëndërrojnë të rinjtë Shqiptarë.
Ndërkaq, Dj Dagz ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në profilin e tij në “Instagram” në lidhje me surprizën e Einxhelit, ku ka treguar se ndihet shumë krenar dhe se është shumë i lumtur për të.
“Zëri i çdo femre. Je shumë e madhe Einxhel Shkira. Jam shumë i lumtur për ty dashuria ime, por më shumë se i lumtur jam krenar për ty. Njerëzit me zemër të bardhë e gjejnë njëri-tjetrin gjithmonë”, është shprehur Dj Dagz në postimet e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al