Arkimend Lushaj i njohur thjesht si Stresi duket se ka konfirmuar sot lidhjen e tij të re.
Reperi ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me një vajzë identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar pasi e ka mbuluar portretin e saj.
Megjithatë, ‘Panorama Plus’ ka zbuluar se vajza krah tij është një modele me emrin Megi. Ja dhe fotoja e saj që përputhet me veshjen, flokët dhe makinën në videon e Stresit.
Më pas Stresi ka publikuar një status në të cilin duket se ka thumbuar ish-partneren Keisin. “Mos keqkuptoni. E kaluara ka vdekur. Dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën por jeto të tashmen. Do thoni ju “Po kujtimet mbesin”. Hahahah mbesin një m*t të madh.“- shkruan ai.
Kujtojmë se Keisi është shfaqur së fundmi në shoqërinë e një djali misterioz duke nxitur dyshime se ka nisur një lidhje të re.
Megjithëse pak kohë më parë Kejsi deklaroi se ajo dhe Stresi janë ende të martuar, duket se gjithçka ngelet në letra dhe nuk ka më dritë jeshile për raportin e tyre. Ndërsa Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, Kejsi është rikthyer në Kanada ku po vazhdon jetën e saj.
Në fotot e siguruara nga “Panorama Plus”, Kejsi dhe djali misterioz janë ulur pranë njëri-tjetrit duke pirë alkool, madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa të dy buzëqeshin para kamerës. Videoja është publikuar në rrjetin social të djalit, ndërsa Keisi nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale.
Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë një ndër çiftet më të perfolura në showbiz. Dyshja që patën një histori të gjatë ku madje e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre edhe edhe në martesë. Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Por mese sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.
Pka kohë më parë ajo ka treguar se dhe pse janë të ndarë, dyshja qëndron ende të martuar me dokumenta. Modelja shtoi gjithashtu se ata nuk e kanë me nxitim për tu firmosur letrat e divorcit, madje çifti ruan ende një komunikim të mirë më njëri-tjetrin.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al