11 Janar, 2020

EKSPERIMENTI/ Miliarderi u jep 9 milionë dollarë ndjekësve në Twitter për të parë nëse paratë ndikojnë në lumturi


Miliarderi japonez Yusaku Maezawa ka premtuar se do japë 9 milionë dollarë për ndjekësit e tij në Twitter. Të gjithë ndjekësit që do përfitojnë do përzgjidhen rastësisht.

Yusaku Maezawa

Maezawa është kreu i perandorisë japoneze të modës në internet Zozo dhe ka një pasuri afro 2 miliardë dollarë sipas Forbes.

Ai gjithashtu pagoi një shumë të majme për tu bërë pasagjeri i parë privat që viziton Hënën me kompaninë e hapësirës ajrore SpaceX të Elon Musk.

Miliarderi njofton se do dhuronte 9 milionë dollarë që do ndahen mes 1000 njerëzve me fat, si pjesë e një eksperimenti për të parë nëse paratë shtesë do t’i bëjnë ata të lumtur.

Konkursi është i hapur për këdo që ka një llogari në Twitter mbi moshën 13 vjeç dhe që është banor i Japonisë.

1000 fituesit e zgjedhur në mënyrë të rastësishme, të cilët do të marrin afërsisht 9.000 dollarë secili, do të njoftohen përmes mesazheve në Twitter.

Maezawa bëri një dhuratë të ngjashme në Janar 2019 dhe theu rekord për retweets më të shumta në rrjetin social, kur u zotua se do të dhunonte 925.000 dollarë për 100 përdorues të Twitter po ashtu të zgjedhur rastësisht.

“Pra, ta themi thjesht, qëllimi i kësaj dhurate është të zhvillohet një eksperiment shoqëror për të parë nëse 1 milion jen që do marrin do t’u japin atyre një shans për të qenë më të lumtur,”- u shpreh ai në një video.

Ndërsa shtoi se dëshiron të dijë sesi këto para do të ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve, duke thënë se vitin e kaluar nuk pati mundësi të komunikonte me fituesit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al