2 Prill, 2022

Ekspertët kritikë ndaj Will Smith: La në hije CODA në momentin historik për njerëzit me aftësi të kufizuara


Will Smith mori vëmendjen e të gjithë botës në çmimet Oscar duke e lënë në hije edhe “CODA”, fituesi i çmimit si “Filmi më i mirë”.  Will “njollosi” një moment historik për komunitetin e të shurdhërve … kështu thotë Agjencia e Madhe e Los Angeles për të Shurdhrit.

Patricia Hughes ka thënë për TMZ: “Njerëzit e shurdhër janë anashkaluar për kaq shumë kohë dhe momenti i tyre në një platformë të madhe si çmimet e Akademisë erdhi dhe kaloi shumë shpejt. Në vend që njerëzit të flisnin për fitoren historike të “CODA”, pjesa më e madhe e bujës ishte për Will-in që goditi Chris Rock-un.”

Ajo mendon se duhet të përqendrohemi në momentin me ndikim për personat që nuk dëgjojnë e veçanërisht te fjalimi i përzemërt i krijuesve të filmit që u dha atyre një mundësi unike për të vlerësuar personat me probleme të dëgjimit.

Hughes thotë se filmi tregon këtë komunitet si një kulturë, diçka që nuk ndodh shpesh dhe shërben gjithashtu për një qëllim edukativ, duke mësuar se si fëmijët mund të ndihmojnë të rriturit që nuk dëgjojnë dhe se si njerëzit e shurdhër dhe jo të shurdhër mund të bashkëjetojnë.

Hughes shton se do të donte të shihte më shumë diskutime në shoqëri rreth këtyre çështjeve duke ecur para, diçka që mund të kishte nisur nga momenti i madh i filmit në Oscar nëse s’do ishte për Will.

Will Smith ka dhënë dorëheqje nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit pasi goditi me shuplakë komedianin Chris Rock gjatë ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Oscar” që u mbajt të dielën e kaluar.

Smith, në një deklaratë për Variety, i quajti veprimet e tij gjatë ceremonisë ‘tronditëse, të dhimbshme dhe të pafalshme’, duke shtuar se ai do të pranonte çdo pasojë të lëshuar nga Bordi i Guvernatorëve të Akademisë.

“Lista e atyre që kam lënduar është e gjatë dhe përfshin Chris, familjen e tij, shumë nga miqtë dhe të dashurit e mi, të gjithë ata që ishin të pranishëm dhe ndjekësit,” tha Smith. “Kam tradhtuar besimin e Akademisë. I privova kandidatët dhe fituesit e tjerë nga mundësia e tyre për të festuar dhe për t’u nderuar për punën e tyre të jashtëzakonshme. Unë jam zemërthyer.’

Akademia tha se ka pranuar dorëheqjen e tij dhe do të vazhdojë të “ecëpërpara” me procedurat disiplinore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al