20 Mars, 2022

Eleni Foureira nuk u step nga i ftohti: “Zjarr” në koncertin e Malumës


Pas koncertit të tij në Shqipëri, që ndezi skenën dhe bëri bashkë mijëra fansa në sheshin “Nënë Tereza’, Maluma ka performuar edhe në shtetet e tjera europiane.Ditën e premte, ai zhvilloi turin e tij të radhës edhe në Greqi, ku nga videot dhe pamjet e publikuara në Instagram duket se sërish ka shkëlqyer.

Ashtu siç “tradita e do”, edhe në këtë event Maluma nuk këndoi i vetëm, por pjesë u bë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Eleni njihet si një prej artisteve më të suksesshme në Greqi duke numëruar me mijëra fansa, të cilët e ndjekin jo vetëm për muzikë por edhe për stilin e saj teper ekstravagant.

Interpretuesja “shpërthyese” bëri aktin e hapjes në OAKA të mbushur plot të premten në mbrëmje, duke ngjallur të pranishmit në mënyrën e saj unike.

Ndonëse i ftohti ishte i hidhur, Foureira ishte një zjarr përmes veshjes transparente dhe plot kristale të Silia Kritharioti, me të cilën ajo zgjodhi të ngjitej në skenë.

Këngëtarja prezantoi një me kërcime unike, duke kënduar disa nga hitet e saj si “Aeraki”, “Try Me”, “El Ritmo Psicodélico”, “Fuego”, “Sto Theo Me Paei”, “Caramela” dhe “Ti Koitas” si dhe hite të huaja, si “Çfarë është dashuria” dhe “Like A Prayer”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al