Këtë javë në Thumb, e ftuar ishte një prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, e cila na kishte munguar prej mëse 2 vitesh, Elhaida Dani.
Ndër të tjera, Elhaida ka treguar për këngën e re, “Më mbaj”, për eksperiencën në Eurovizion, për ndryshimin e look-ut. “Më mbaj” është një krijimtari e saj personale e saj e cila së shpejti do vij edhe në italisht.
E pyetur nga mikrofoni i Thumb se po të shohësh Instagramin e saj ajo duket si një modele e vërtetë, Elhaida është shprehur:” Në epokën e sotme janë të gjithë modele nëse mund të them. Kam filluar të marr më seriozisht të gjitha ofertat që më vijnë në faqet e mia sociale, të bashkëpunoj me disa firma brende në të cilat unë besoj”.
Ndërsa e pyetur se çfarë i tha Riccardo Cocciante pas Festivalit Europian ajo shprehet: ” Para, gjatë dhe pas ai ka qenë gjithmonë një trajner për mua , siç ka qenë gjatë ‘The Voice’, i dashur dhe mbështetës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al