3 Tetor, 2017

Elhaida Dani u mbyll gojën skeptikëve: E kam treguar veten kush jam


 

Këngëtarja Elhaida Dani u rikthye për publikun shqiptar me një këngë të re e një klip pas gati dy vitesh mungesë.

Ajo solli baladën “Më mbaj”, me tekst e kompozim të realizuar vetë, një bashkëpunim me Dj Oltin ku shfaqej tepër sensuale e veshur me të bardha në një pishinë. E ftuar në programin  e pasdites me Jonida Shehun në Top Channel, Elhaida ka zbuluar disa detaje mbi këngën e re, e cila së bashku më klipin janë realizuar në Itali.

Pasi është pyetur mbi titullin e këngës, e nëse kishte të bënte me një histori personale, Elhaida ka treguar se tek kjo këngë plot ndjenjë kushdo mund ta gjejë veten ngrohtë për sa i përket jetës private. Vetëm një ditë pas publikimit të klipit në kanalin Youtube, këngëtarja ka shprehur kënaqësinë e saj në lidhje me pritshmëritë e fansave dhe  shikueshmërinë e saj.

Ky klip e rikthen Elhaidën pranë publikut shqiptar që prej pjesëmarrjes së saj në “Eurosong 2015”, prej së cilës ajo ka vendosur që të mos bëhet më pjesë e festivaleve. “…Nuk kam nevojë që të tregoj aftësitë, me këngën e fundit duken qartë aftësitë e mia dhe vokali, e kam kaluar fazën e kompeticioneve në jetë”, ka treguar ajo./Revista Bordo/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al