29 Janar, 2021

Elita Rudi pozon me barkun e rrumbullakosur dhe na tregon sa shumë ka ndryshuar


Meqënëse është në pritje të ëmbël, trupi i saj po ndryshon nga dita në ditë.

elita rudi (2)

Bëhet fjalë për Elita Rudin, e cila mbrëmjen e djeshme ka pozuar me barkun  e rrumbullakosur, i cili është rritur shumë që nga hera e fundit që na e ka treguar.

elita rudi

E veshur me pantallona të zeza lëkure, si dhe me një bluzë të ngushtë lejla, moderatorja realizoi një selfie teksa pozonte e ulur e barku dukej lehtësisht.

elita rudi (5)

Elita dhe Gjiko do të mirëpresin në jetë një vajzë, duke u bërë kështu prindër për herë të dytë.

elita rudi (4)

Ata janë bekuar fillimisht me një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Zëri, i cili do të bëhet vëllai i madh për vogëlushen që do të lindë.

gjiko elita rudi (3)

Kur Elita mësoi se ishte shtatzënë, ajo sapo i ishte rikthyer televizionit që pas lindjes së Zërit, por moderatorja është shprehur se për familjen sakrifikon çdo gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al