Ellen DeGeneres nuk mund ta mbyllte emisionin e saj me një të ftuar dosido ndaj ka zgjedhur që të japë lamtumirën duke intervistuar Jennifer Aniston. Por pse nuk është ylli i Hollywood një ‘e ftuar e zakonshme’ në emisionin e Ellen?
Në vitin 2003 ishte Jennifer që i tha “Përshëndetje” si e ftuara e saj e parë në emision dhe nëntëmbëdhjetë vjet më vonë, do jetë ajo që do i thotë “Mirupafshim”. Më 26 maj, Aniston do i bashkohet me DeGeneres në studion e saj si e ftuara e parë dhe e fundit. Teksa kjo do të jetë pjesëmarrja e 20-të e Aniston në emision.
Sigurisht që do të jetë një moment emocionues për të dy mikeshat e vjetra. Kur ylli i Friends ishte e ftuar në shtator të 2021, u emocionua menjëherë dhe u shfaq duke qarë pasi ishte sezoni i fundit i Ellen. “Kjo nuk supozohet të jetë emocionale. E marrtë dreqi! Ende jo. Nuk ka mbaruar akoma”, – tha ajo duke fshirë lotët.
Emisioni është regjistruar që në prill dhe 64-vjeçarja shkroi disa statuse në Twitter pas përfundimit të xhirimeve, duke ndarë një foto të saj e zhytur në mendime në skenën e shfaqjes.
“Sot ne incizuam episodin e fundit të ‘The Ellen Show’ që transmetohet më 26 maj,” shkroi pak javë më parë Ellen poshtë fotos teksa më pas kujtoi 19 vitet e emisionit duke shtuar: “Kur filluam në vitin 2003, iPhone nuk ekzistonte. Mediat sociale nuk ekzistonin. Martesa e homoseksualëve nuk ishte e ligjshme. Ne pamë botën të ndryshonte, ndonjëherë për mirë, ndonjëherë jo. Por çfarëdo që po ndodhte, qëllimi im ishte gjithmonë që shfaqja të ishte një vend ku të gjithë mund të mblidheshim dhe të qeshnim për një orë. Të jem e ftuar në jetën tuaj ka qenë privilegji më i madh i jetës sime dhe më ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm. Faleminderit. Faleminderit. Faleminderit.”
Today we taped the final episode of The Ellen Show which airs on May 26th. pic.twitter.com/akuukE3fw8
— Ellen DeGeneres (@TheEllenShow) April 29, 2022
Megjithatë karriera e Ellen ka qenë me ulje-ngritje. Ajo u vendos në qendër të kritikave në mars 2020, kur komediani Kevin T. Porter postoi në Twitter, duke u kërkuar ndjekësve të ndajnë historitë më të çmendura që kishin dëgjuar për Ellen DeGeneres. Katër muaj më vonë, “The Ellen Show” u akuzua se ishte një vend “toksik” për të punuar në një artikull nga BuzzFeed që përmbante intervista me 11 ish-punonjës. DeGeneres më pas kërkoi falje në transmetim, duke thënë se ajo nuk ishte në dijeni të problemeve të supozuara. Megjithatë, zërat e përhapura u pasuan nga një rënie e konsiderueshme në sponsorë dhe vlerësime, me yllin që njoftoi në maj 2021 se ajo do t’i jepte fund emisionit.
DeGeneres tha për The Hollywood Reporter se vendimi i saj nuk kishte të bënte me polemikat prapa skenave. “Kur je një person kreativ, duhet vazhdimisht të sfidohesh – dhe sado i mrekullueshme të jetë kjo shfaqje dhe sado argëtues të jetë, thjesht nuk është më sfidë. Pretendimet për një vend pune “toksik” “më shkatërruan, sinqerisht. Do të gënjeja nëse do të thosha se jo.”
Këtë vit, duket se DeGeneres ka shkuar përtej gjithçkaje për t’u siguruar që stafi i saj të jetë i kënaqur. Muajin e kaluar, New York Post zbuloi se ajo po shpërndante miliona dollarë shpërblime për stafin e saj. DeGeneres gjithashtu thuhet se u dha dhurata të gjithëve duke përfshirë udhëtime, orë, makina. Ndërkohë, Deadline raportoi se punonjësit morën letra që siguronin se Warner Bros planifikon të zgjasë mbulimin e kujdesit shëndetësor për gjashtë muaj pas përfundimit të programit.
Lëvizja e radhës në karrierë e DeGeneres mbetet për t’u parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al