26 Prill, 2022

Elon Musk bleu rrjetin social për 44 mld dollarë, e dashura e re e ish-partneres së tij ka diçka për t’i thënë


Për aktivisten Chelsea Manning nuk është aspak problem nëse do të jetë në “listën të ndaluarve” të Elon Musk në rrjetin social Twitter.

Një ndjekës postoi sinjalizuesin e famshëm se ajo duhet të jetë “e kujdesshme” sepse ajo është “e para në listën e tij të të ndaluarve”, Manning u përgjigj : “Kujt i intereson?”

Themeluesi i Tesla-s bleu rrjetin social për 44 miliardë dollarë dhe menjëherë pas kësaj ai shkroi një status në Twitter se shpresonte që edhe “kritikët e tij më të këqij të mbeten aty, sepse kjo është ajo që do të thotë liria e fjalës.”

Ky reagim i Manning vjen pasi Page Six publikoi lajmin se ajo po nis një romancë me Grimes, ish-partneren e Musk .

“Ata po bëhen serioze. Ata kanë jetuar së bashku në Austin”, na tha një burim i brendshëm në mars për natyrën e marrëdhënies së tyre. (KLIKO)

Ndërsa asnjëra nga të dyja nuk e ka konfirmuar publikisht romancën e tyre, Manning ka ironizuar pronarin e ri të Twitter, që kur ai shpalli interesin e tij për të blerë kompaninë.

“Nëse oferta jonë në Twitter ka sukses, ne do t’i mposhtim ‘spam bots’ ose do të vdesim duke u përpjekur!” shkroi Musk në Twitter javën e kaluar, ku Manning iu përgjigj me një meme për “pushtimin e mendjes së një miliarderi pa qira”.

Zëvendës kryeredaktori, Brandon Morse , i bëri thirrje Manning-ut gjatë postimit në Twitter, duke shkruar: “Ti je duke u takuar me ish-in e TIJ, duke përdorur një platformë që AI është gati të blejë dhe komenton postimin e tij në Tëitter pasi ai nuk ju ka përmendur një herë. A jeton në kokën e tij? Duket se po jeton në botën e tij.”

Grimes dhe Chelsea Manning janë parë që të kenë shkëmbyer mesazhe dhe komenete në rrjetin e tyre social në Twitter. Ish-ushtarja amerikane, nga ana e saj, bëri bujë në fillim të viteve 2010 për zbulimin e qindra mijëra dokumenteve në WikiLeaks. Ajo u dënua me 35 vjet burg pasi u shpall fajtore për 20 krime, duke përfshirë gjashtë shkelje të ligjit të spiunazhit.

Në janar 2017, Presidenti Barack Obama ia ndryshoi dënimin e mbetur me burg Manning pasi ajo kishte kryer shtatë vjet dhe kishte tentuar disa herë vetëvrasje.

Ndërkohë nga ana tjetër, qarkulluan lajmet se miliarderi Elon Musk dhe ish-partnerja e tij Grimes janë bërë përsëri prindër. Ata kanë mirëpritur në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Exa Dark Sideræl.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al