Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila konkuroi në edicionin e 62 të “Festivalit të Këngës” me një baladë.
Ndonëse prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se këngëatja është përcaktuar si fituesja e këtij edicioni, mbrëmjen e djeshme u vërtetua e kundërta teksa fituesi i Festivalit të RTSH-së, me votat e jurisë, u shpall Mal Retkoceri me këngën “Çmendur”, ndërsa Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën “Zemrën n’dorë”.
Artistja u përzgjodh nga votat e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion që do të mbahet në Malmo të Suedisë.
Kënga e Elsës është pëlquer nga publiku, të cilët e vlersojnë zërin dhe interpretimin e saj, pavarësisht problemeve të dukshme teknike që eventi muzikor kishte në këtë edicion.
Megjithatë të shumtë ishin edhe ata që përmes komenteve u shprehën se nuk e kuptojnë qartë tekstin e këngës.
Për t’iu ardhur në ndihmë, Elsa e ka publikuar në rrjetet sociale tekstin e këngës për t’ua bërë atyre sa më të qartë dhe më të kuptueshme këngën që ajo konkuroi për të fituar çmimin e parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al