17 Gusht, 2017

Elsamedi dhe Ambra komentojnë ndarjen e Olsit dhe Fjorentinës: Nuk pritej…


Ndarja e çiftit që u njohën disa muaj më parë në audicionet e “Big Brother 9”, erdhi si rrufe në qiell të hapur për miqtë dhe ndjekësit e çiftit, për faktin se deri në momentin që e deklaruan ndarjen, ata ishin çifti “i çmendur”, por i lumtur. Por duket se disa mosmarrëveshje mes tyre i kanë detyruar t’i japin fund lidhjes me marrëveshje, duke e sqaruar fundin e marrëdhënies me statuset e tyre në rrjetet sociale.

Pavarësisht skenave të xhelozisë, ata ishin ndër çiftet më të dashura të këtij “Big Brother”-i, ndaj me këtë vendim që kanë marrë, kanë mërzitur jo vetëm fansat, por edhe miqtë e tyre, mes të cilëve ata që njohën gjatë bashkëjetesës në “BB”. Njëri prej tyre që thotë se ka mbetur i befasuar nga ndarja e tyre e papritur është reperi Elsamed Senaj, i cili i bëri pjesë të klipit të tij më të fundit dy ish-të dashurit në skenat e videos “Unë jam Elsamedi”.fiorentina dhe olsi

I pyetur nga gazeta “Panorama” nëse gjatë xhirimeve që u realizuan vetëm disa ditë më parë kishte nuhatur diçka rreth marrëdhënies së tyre, Elsamedi u përgjigj: “Më erdhi shumë keq kur mësova se u ndanë, madje u çudita, pasi gjatë xhirimeve të klipit ishin shumë mirë pranë njëri-tjetrit, pra nuk vura re asnjë moment diçka që nuk shkonte. Edhe pse është jeta e tyre dhe s’dua të përfshihem në gjërat e tyre personale, mund të them se shkonin shumë mirë, madje gjithë kohës i pashë të buzëqeshur”. Më tej rreth miqësisë me ta, ai tregon: “Olsi dhe Fjorentina ishin çifti i vetëm nga “Big Brother” që kisha si të ftuar në klipin tim, më saktë që i mora me dëshirë, edhe për faktin se ruanim miqësi edhe vazhdonim të takoheshim edhe pasi loja kishte përfunduar”.elsamed

Nga ana tjetër, edhe Ambra Muji, ishpartnerja e Eldsamedit për lojë, shprehet për ndarjen e Olsit dhe Fjorentinës. Duke qenë se modelja simpatike u kthye në mollë sherri për çiftin, pasi ishte arsyeja e xhelozisë së Fjorentinës, Ambra shprehet për “Panoramën”: “Nuk dua të flas për ndarjen e tyre. Di të them që nuk e kam pritur të ndahen. Por, gjithsesi, ata kanë arsyet e gjërat e tyre personale, ndaj nuk dua të shprehem më shumë për këtë temë sepse nuk më përket”. Ndërkohë, vetë Olsi dhe Fjorentina nuk kanë dashur të japin më shumë sqarime për ndarjen sesa kanë thënë në postimet e tyre në Instagram.images

Fjorentina lajmëroi përmes një postimi në Instastory se ajo dhe Olsi nuk janë më bashkë, ndërkohë që falënderoi të gjithë ndjekësit e saj, që gjithë këtë kohë i kanë mbështetur si çift. “Të dashur miq, me keqardhje ju them që unë dhe Olsi nuk jemi më bashkë. Po shkruaj dhe po deklaroj sepse keni qenë ju ata që na keni mbështetur këtë kohë dhe keni pasur besim tek unë dhe tek ai. Faleminderit për çdo gjë”, shkruante Fjorentina. Më pas nuk vonoi Olsi me postimin e tij, duke shpjeguar pak më shumë për motivin e ndarjes:

“Falënderoj gjithë fansat për mbështetjen! Në jetë jo të gjithë njerëzit janë njësoj, dhe mendojnë ose dashurojnë njësoj. Të paktën pranoj realitetin. Nga ky moment unë dhe Fjori nuk jemi bashkë…

Sa për sqarim, nuk ka lidhje se është dikush në mes, por thjesht disa mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit na bënë të marrim këtë vendim. Gjithsesi, i uroj më të mirat e kësaj bote kudo që të jetë dhe do jem aty kur të kesh ndonjë problem, unë do jem i pari. Uroj të jesh mirë gjithmonë!”, përfundonte statusi i Olsit për Fjorentinën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al