8 Janar, 2021

Elvana Gjata zbulon profesionin që do të kishte sot nëse nuk do të ishte këngëtare!


Ditën e djeshme, Albi Nako ishte i ftuar tek “Wake Up”, ku u shpreh se nëse Elvana Gjata nuk do të ishte këngëtare, do të ishte një kërcimtare e shkëlqyer.

elvana gjata (2)

I kam thënë Elvanës se ajo në këtë jetë po të kishte bërë profesionin e baletit, do ishte zgjedhje shumë e mirë. Baleti i shkon. Ajo do ishte një super kërcimtare. E ka shumë perfekt kërcimin”,- u shpreh koreografi.

elvana gjata (1)

Kjo deklaratë nuk i ka shpëtuar këngëtares, e cila e ka ripostuar videon në Instastory.

Por, Elvana mendon ndryshe nga Albi!

elvana gjata (6)

Pasi e falënderoi për opinionin, Gjata shkruajti se nëse nuk do të ishte këngëtare, më siguri do të ishte bërë një shefe shumë e mirë kuzhine.

elvana gjata (3)

Faleminderit Albi! Nëse s’do kisha qenë këngëtare, do kisha qenë një shefe kuzhine e shkëlqyer, po të them! Suksese mjeshtër!”, shkroi këngëtarja krahas postimit.

elvana gjata (7)

Prej pak ditësh, duket se Elvana është rikthyer në rrjete sociale. Ajo postoi më herët këtë javë disa foto në Instagram, ku shihej me një hoodie rozë dhe kapuç të zi, teksa kalonte kohë me familjen e saj.

elvana gjata (6)

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por javët e fundit flitet se do vijë në një bashkëpunim me Mozzik. Megjithatë, ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al