Elvana Gjata, ndryshe nga herët e fundit kur është përqendruar te veshjet dhe stili sa elegant dhe ekstravagant në postimet e saj, këtë herë është shfaqur më e thjeshtë.
Me një veshje ‘casual’ dhe komode ajo ka postuar një foto pranë pianos dhe muzikantit të njohur Dirk Wedmann.
“Prova”, shkruan Elvana, duke falënderuar pianistin, pa treguar asgjë më shumë nëse është një takim rastësor apo një projekt i vërtetë muzikor.
Nëse bëhet për projekte muzikore atëherë këtu duhet të kemi parasysh se diçka e madhe duhet të jetë duke u përgatitur të ndodhë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al