Sara Kapo, vajza e aktores Ema Andrea është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa herë që poston diçka apo mban një qëndrim të caktuar publik. E ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites ‘’Rudina’’ ajo ka treguar për pasionet e saj, muzikën , si edhe raportet me të ëmën. E pyetur nga moderatorja për të, ajo ka treguar se është shumë e lidhur me të dhe ka trashëguar shumë tipare të karakterit. Ajo rrëfen se një nga gjërat që ka trashëguar nga e ëma, është ndjeshmëria. ‘’E urrej që e kam marr këtë gjë nga ajo’- u shpreh Sara.
Ajo tregon edhe për suportin që i jep e ëma. ‘’Kam pasur një periudhë ku kam qenë shumë keq, mami më ka kapur nga shpatullat dhe më tha : Sara, qetësohu, çdo gjë do të bëhet mirë dhe rregullohet.’’
Ndërkohë që gjatë emisionit ajo mori edhe një mesazh nga aktorja Ema Andrea.
‘’Të kërkoj ndjesë për të gjitha gjërat që të kanë munguar. E di që Shqipëria është e vogël, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të rriten individë si ti, të mëdhenj. Sara Kapo, Sara ime është një kryevepër njerëzore.’’- u shpreh Ema për të bijën./Panorama Plus/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al