20 Shtator, 2017

Emina Cunmulaj jep lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të dytë


Emina nuk kujdeset vetëm për veshjet e saj, javën e modës dhe karrierën, por edhe për të bijën.

Ella Faria paska një hapësirë të dedikuar në shtëpi ku ndodhet çdo gjë e saja. Që nga rrobat e lehta dhe deri te ato të dimrit apo edhe çantat e saj, si një aksesor i rëndësishëm.

Një modele si Emina dihej se do t`ia kultivonte edhe të bijës dashurinë për modën. “I shikoni këto këtu? Janë rrobat e Ella-s që nuk i bëjnë më.

 

Nuk kemi ndërmend t’i hedhim sepse do ja kalojmë kur në familje të vijë një tjetër vajzë…” – thotë Emina shumë e lumtur duke i dhënë të gjithëve një mesazh që ajo e ka të trashëguar nga fëmijëria e saj në Shqipëri: “Rrobat kalohen nga motra tek motra dhe kjo është diçka që të lidh shpirtërisht!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al