5 Shtator, 2017

Emina Cunmulaj tregon momentin kur ra në depresion, ja mesazhi prekës që jep


Gjithnjë kur bëhet fjalë për raporte nënë-fëmijë, situatat bëhen emocionuese, por te marrëdhënia nënë- bijë duket se ka diçka edhe më të veçantë. Të paktën këtë na ka treguar modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj, e cila asnjëherë nuk ngurron të përmendë nënën e saj të ndjerë, sidomos sot kur ajo vetë është nënë e një vogëlusheje, Ella Farias, ndaj dhe ia ndjen edhe më shumë nevojën. Në një video “live” në Instagram, Emina ka treguar një histori sa të dhimbshme, aq edhe me mesazh të fortë.

Dikush nga komentuesit është shprehur se ajo duhet të shkojë të lyejë flokët sepse i kanë dalë disa thinja. Kaq i ka mjaftuar modeles për t’u ndalur pak minuta te thinjat e dukshme që ka në kokë e për të treguar një histori emocionuese.“Më në fund i patë këto thinja. Nëse i shihni mirë janë vetëm dy. Kur isha ende adoleshente, shumë vite më parë, teksa shihesha në pasqyrë pashë se më kishte dalë një thinjë shumë e dukshme. Menjëherë po përpiqesha ta hiqja ndërkohë që mami nuk më la sepse, sipas saj, thinjat ishin fat dhe gjithashtu nëse do hiqja njërën do dilnin të tjera. Sigurisht ia dëgjova fjalën sepse nuk doja të bëja debat. Pas disa ditësh, fatkeqësisht mami im u nda nga jeta dhe unë rashë në depresion totalisht. Dola para pasqyrës e pashë atë dreq thinje dhe e hoqa menjëherë. Më në fund kisha mundësi ta bëja këtë. Të nesërmen pasi u zgjova, pashë se kisha dy thinja të reja. Që atëherë nuk i kam hequr më kurrë. Edhe kur kam lyer flokët i kam mbajtur thinjat aty. Ato më lidhin me mamin”, – është shprehur modelja, që me siguri i ka prekur të gjithë ndjekësit e videos së saj./Blitz.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al