11 Tetor, 2017

Eminem publikon këngën kundër Donald Trump: Ai është kamikaz që…


Reperi më i famshëm në botë, Eminem ka krijuar një këngë  kundër presidentit të SHBA-së, Donald Trump në BET Hip Hop Aëards.

Në fabulën e kësaj kënge ai e kritikon presidentin për qëndrimin e tij ndaj migracionit, kontrollit të armëve dhe katastrofave natyrore.

Në fjalët e tij 44-vjeçari i referohet edhe parardhësit Barack Obama, për të cilin ka pasur më shumë mbështetje .

Ai këndon: “Më mirë mbështesim Obamën, pasi ai që është në zyrë tani, është një kamikaz që mund të shkaktojë holokaust bërthamor”.

Eminem  nuk është i vetmi artist amerikan që shprehet kundër vendimeve dhe qëndrime të Donald Trump në lidhje me çështje të ndryshme që prekin dhe faktojnë jetën e amerikanëve dhe emigrantëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al