24 Janar, 2024

EMRAT/ Balerini dhe moderatorja e njohur shqiptare bëhen pjesë e “Big Brother VIP”, ja për kë bëhet fjalë


Balerini i njohur Graciano Tagani dhe moderatorja Erjola Doçi janë dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Dyshja u bënë pjesë e spektaklit mbrëmjen e djeshme, në garën për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Kjo është hera e dytë që koreografi futet në “Big Brother”, por ndryshe nga hera e parë këtë radhë sfida më e madhe e balerinit është të qëndrojë larg partneres së tij Argjira Spanca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al