20 Maj, 2022

“Emri im nuk përmendej në Top Channel!” Agron Llakaj flet për Altin Bashën dhe tregon aktoren shqiptare me të cilën ka qenë ‘i fiksuar’


Donald dhe Romeo Veshaj janë shprehur gjithë mirënjohës ndaj një personi: Agron Llakajt.

Shkak është bërë fakti se ai ‘u hapi derën’ në botën e ekranit dhe artit duke i bërë pjesë të emisionit të tij të humorit “Al Pazar”. Ndonëse dy vëllezërit janë larguar prej kohësh që andej duke ndjekur rrugët e tyre, ata dhe Agroni kanë raporte shumë të mira.

Aktori ishte sot i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku Romeo dhe Donaldi e lanë të fliste për shumë gjëra.

Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare. Dhe një nga shumë personat që e kanë patur qejf atë është edhe Agroni. Ai zbuloi se e ka patur shumë qejf kur ajo sapo kishte nisur karrierën si aktore dhe një nga filmat e saj tha se e ka parë 12 herë në një javë.

“Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda Bulkun. Ishte film shumë i bukur dhe ajo ishte aktore e re. Në atë kohë ishte ikona e kinemasë shqiptare për bukuri. Edhe sot ajo është zonjë e bukur. E kam parë 12 herë brenda një javë. Pjesa e preferua ishte kur e kapte nga duart dhe ëndërroja se do e puthte por ai nuk e puthi kurrë në 12 herët që e pashë unë.”- u shpreh ai.

Mes të tjerash Agroni u ndal edhe te fillimi i karrierës së tij duke pranuar se ka qenë aktori komik më i paguar në historinë e artit shqiptar. Sa i përket raporti me regjisorin Altin Basha ai u shpreh se kanë patur një raport shumë të mirë derisa ai u largua nga “Top Channel” kur gjërat ndryshuan.

“Takimi i parë ka qenë me Dritan Hoxhan. Në 2003 u hodh ideja që unë me Agim Bajkon të prezantonim ‘Fiks Fare”, por ai nuk e aprovoi sepse nuk e pëlqente si dyshe. Ai kishte një ide interesante për mua, një shoë kabare. Lindi ideja e “Portokalli” por pa këtë emër. Fillova punën dhe kam qenë aktori më i paguar i humorit në historinë e artit shqiptar.

Fillova të gjej stafin dhe mes të tjerash i sugjeroj Altin Bashën. Nuk e njihja personalisht, por më pëlqente për punën që kishte bërë. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer kur ishim në “Portokalli” por nuk e di çfarë i ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në Top Channel. Në 10 vjetorin e Portokallisë unë isha figurant edhe pse isha boshti i ndërtimit të Portokalli.”- deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al