28 Tetor, 2021

Enca Haxhia “çmend” ndjekësit, publikon video duke bërë twerk nga jahti në Dubai


Këngëtarja Enca Haxhia zgjodhi që këtë vit ta festonte ditëlindjen në Dubai. Ajo po vazhdon të shijojë rrezet e diellit, pasi ende nuk është kthyer nga pushimet.

enca haxhia (2)

Ditën e djeshme, Haxhia organizoi një super festë në jaht. Ajo  publikoi foto e video për ndjekësit e saj në Instagram, në të cilat shfaqej e veshur me bikini të kuqe dhe me një kimono, që i tregonin linjat trupore të kolme. Këngëtarja nuk u kursye me pozat provokuese e për më tepër publikoi edhe një video në të cilën shfaqej duke bërë twerk.

Me të pasmet në plan të parë, Enca shihet duke shijuar muzikën dhe shoqërinë e të pranishmëve në jaht. Ndonëse kishte kimono të veshur, tangat e kuqe dalloheshin lehtësisht.

Enca ka treguar se nuk është në një lidhje dashurie dhe se po e shijon jetën në maksimum edhe si beqare. Ajo ka paralajmëruar gjithashtu projekte të reja muzikore.

enca haxhia (4) enca haxhia (6) enca haxhia (3) enca haxhia (2) enca haxhia (5) enca haxhia (6) enca haxhia (4) enca haxhia (7) enca haxhia (19) enca haxhia (1) enca haxhia (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al